TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Gusht 2025, 11:46

“Ka mbetur e paralizuar”, Egla Ceno ndan lajmin e hidhur mbi shëndetin e nënës së saj

Shkruar nga Pamfleti

“Ka mbetur e paralizuar”, Egla Ceno ndan lajmin e hidhur mbi

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim të dhimbshëm mbi gjendjen shëndetësore të mamasë. Përmes një story në Instagram, ajo tregoi se nëna e saj është jashtë rrezikut për jetën, por fatkeqësisht ka mbetur e paralizuar pas një ishemie.

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap të mjekimit,”-shkroi Egla.

Aktorja është shprehur se është e vendosur të ndjekë çdo trajtim për përmirësimin e gjendjes së nënës së saj, duke treguar forcë dhe solidaritet familjar në një moment delikat.

“Ka mbetur e paralizuar”, Egla Ceno ndan lajmin e hidhur mbi

egla ceno mamaja

Lini një Përgjigje