
Pas deklaratës skandaloze ‘Kopil shkine’ që Jozi bëri ndaj Gjestit, këngëtari u përjashtua nga Big Brother. Indinjata që ngjalli në publik dhe media, bëri që banori të largohej ‘me ceremoni’ nga gara.
Vëllai i Madh theksoi se një sjellje e tillë nuk do të tolerohej dhe Jozefini u njoftua për përjashtimin e tij. Ndërkohë që po përshëndetej me banorët, Joz Marku nuk hezitoi t’i drejtohej sërish Gjestit me një tjetër deklaratë të pahijshme, duke i thënë: “Ti nuk ke gjak shqiptari”. Dalja e Jozit ka trishtuar disa nga banorët, veçanërisht Valbonën dhe Loredanën, të cilat kalonin më shumë kohë me të.
Le të themi që kjo ishte e vetmja herë kur Zarfi i Zi veproi ndaj një banori në Big Brother. Edhe më herët ka patur Zarf të Zi si për Eglën, edhe për Gertën, të cilat veprimet nuk i kishin më shumë të lavdërueshme. Por nga publiku apo produksioni, kanë qëndruar në shtëpi.
Lini një Përgjigje