
Fraza “Kopil shkine” nxori nga shtëpia e Big Brother Jozefin pas një debati të ashpër me Gjestin. Pas përjashtimit, ai shprehu keqardhje për situatën, duke thënë se krahasimi ishte i tepërt, por jo i drejtuar direkt ndaj Gjestit.
Sipas Jozit, ai nuk e kishte për qëllim të ofendonte dhe konsideronte se Gjesti ishte viktimizuar. Mesa duket, Jozi ende nuk e kupton rëndësinë e frazës që ka thënë. T’i ketë bërë dëm qëndrimi në shtëpi, apo kështu është nga natyra?
“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Më erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon.
Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet.
Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha ai.
Lini një Përgjigje