TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Janar 2025, 11:47

“Jozi dy metra, po nuk bën gjë”, Loredana ia kthen Gjestit me të njëjtën ‘monedhë’: Po ti pse nuk e puth Eglin?

Shkruar nga Pamfleti

“Jozi dy metra, po nuk bën gjë”, Loredana ia kthen Gjestit

Pas përplasjes me Jozin, Gjesti ka fillluar të ngacmojë Loredanën në lidhje me banorin.

Reperi dëgjohet teksa i thotë konkurrentes se ata kanë qenë shpesh herë pranë njëri-tjetrit dhe akoma nuk kanë shkëmbyer puthje.

Më tej ai vijon bisedën duke theksuar faktin që ‘Jozi është dy metra djalë dhe nuk ka bërë gjë’.

Ndërsa më tej Gjesti shton se ‘po të kishte qenë ai, direkt do kishte bërë 3-4 beba në shtëpinë e BBV’.

Në këtë moment Loredana i kundërpërgjigjet: “Po ti pse nuk e ke puthur Eglin? Se unë dhe ai e kemi patur arsyet tona”.

Menjëherë banori i kthehet: “A e di që unë s’të lë hiq të interesohesh hiç për dashurinë time, nuk të lë hiç të hysh në mes, sa të zë aty ta fus shpullë”.

Gjesti: Jozi nuk ka takat me të përballuar. Dy metra djali po më duket se s’ka gjë.

Loredana: Kush mendon se është më i fortë? Sinqerisht.

Gjesti: Po të kisha qenë unë, direkt do kisha bërë 3-4 beba këtu brenda.

Loredana: Ça the? Ej mate gojën.

Gjesti: Pse me mat gojën? Beba është gjë e keqe? Me sjellë në jetë një fëmijë, hajde mos më lodh.

Loredana: Thuaje pak ça the ti që nuk e dëgjova.

Gjesti: Nuk është në gjendje me bërë gjë, dy metra djalë.  Nuk jeni në gjendje të putheni, nuk e di si është puna juaj kështu.

Loredana: Është puna jonë.

Gjesti: Mos e bëni për lojë me qëndruar këtu, me të pritur dy muaj ditë njerëzit këtu, a të puthem apo të mos puthem, po ik.

Loredana: Po ti pse nuk e ke puthur Eglin? Se unë dhe ai kemi patur arsyet tona.

Gjesti: A e di që unë s’të lë hiq të interesohesh hiç për dashurinë time, nuk të lë hiç të hysh në mes, sa të zë aty ta fus shpullë.

loredana dhe gjesti

Lini një Përgjigje