
Egli duket paksa e lodhur nga marrëdhënia me Gjestin. Fakti që ajo jep shumë për të dhe nuk merr mbrapsht asgjë, përveç humorit të tij, duket se e ka bërë Eglin ta mendojë edhe një herë nëse ia vlen të ‘shpenzohesh’ për banorin karizmatik apo jo.
Mbrëmjen e së mërkurës, duke biseduar sëbashku në shtrat, Egli thotë se “nuk merrem më me bipolaritetin tënd”.
Egli: Ku e di ti sesi e kam unë?! Ndohsta jam shumë e sjellshme e të them ik. Pse, me bipolaritetin tënd do merrem unë? Si zgjohesh ti në mëngjes, kur do ti, si do ti, ëë?
Gjesti: Mos u merr me mu.
Egli: Ok s’do merrem më, s’do merrem më fare.
Lini një Përgjigje