TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Janar 2024, 09:18

Ilnisa nuk pranon kritikat, Einxhel: A do e doje një lider si vetja?

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa nuk pranon kritikat, Einxhel: A do e doje një lider si vetja?

Spektakli i mbrëmshëm ka nisur me debatet e dinamikat e javës e mes tyre ishte edhe klipi i Ilnisës si lidere e shtëpisë, pozicion i cili nuk është pritur mirë nga banorët.

Sipas tyre, Ilnisa është treguar arrogante dhe e pasjellshme me vajzat kur ka ndarë punët. Mirëpo, kjo e fundit nuk i ka pranuar kritikat.

“Ky klipi ishte tërësisht i parashikuar, përpos faktit të metaforave që as nuk më shkojnë, as më rrinë, të pres ta thonë vajzat e shtëpisë... Nuk më pëlqen mënyra sesi vajzat e kanë komentuar diçka që në fakt unë prisja të më befasonte. Të gjitha gjërat që u shfaqën në klip nuk është se m’i kanë kursyer, por në mesin e të gjithë kësaj katrahure, në mendjen e vajzave sesa në rendin dhe asaj se çfarë në fakt u vendos në këtë shtëpi, duheshe të paktën nëse u ka mbetur pak respekt në zemër, duhet të thonin dhe diçka që mesa duket nga goja e tyre nuk do të dalë kurrë, që është ‘e mira’”, tha ajo.

Por pyetja e Einxhel ndaj Ilnisës e ka vënë në siklet këtë të fundit, e cila nuk ka dashur të flasë më për këtë temë.

Einxhel: A do e doje një lidere si vetja jote? … A duhet që punët e shtëpisë të bëhen me dhunë….pse kërkon pëlqim nga vajzat ku jeni 23 banorë pa ty dhe meshkujt e kishin më të lehtë këtë situatë…

ilnisa agolli kritika einxhel shkira

Lini një Përgjigje