TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shkurt 2024, 13:38

Ilnisa dhe Meritoni mbështesin Gazin, Juli “fryn” Ledjonën: Futja këtij çifti

Shkruar nga Pamfleti

Ilnisa dhe Meritoni mbështesin Gazin, Juli “fryn”

Aktori i humorit Julian Deda dhe Ledjona Xheladinaj kanë thurur një plan në “Big Brother VIP 3” për të ‘çmendur’ çiftin Merion Mjekiqi-Ilnisa Agolli.

Gazetarja u shpreh se banori i ri Silvi ka shumë besim tek ajo, ndërsa Juli i tha asaj që ta fusin mes çiftit në shtëpi.

“I them unë nesër: do merresh vetëm me çiftin dhe mos u merr me 100 gjëra, i çmend ai këta se është edhe i gjatë”- tha Juli, ndonëse Ledjona u shpreh se do ia thotë vetë këtë gjë.

Ledjona: Silvi ka shumë besim tek unë dhe nuk e di përse

Juli: Futja o vlla këtij çiftit

Ledjona: Kujt çift mor

Juli: Meritonit dhe Inisës se ta jap unë besimin. I them unë nesër do merresh vetëm me çiftin dhe mos u merr me 100 gjëra, i çmend ai këta se është edhe i gjatë

Ledjona: Po sidomos Meritonit

Juli: Thuaj nesër që do të flas pak me Julin

Ledjona: Po pse t’i them do flas me Julin, se i them vetë unë

Kujtojmë se Ilnisa dhe Meritoni mbështesin Gazin në përballjen e këtij të fundit me Julin.

ledjona dhe juli plane ilnisa dhe meritoni

Lini një Përgjigje