TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shkurt 2024, 13:13

Mediat italiane “ziejnë” nga thashethemet për Chiara Ferragnin: E lidhur me Trussardin

Shkruar nga Pamfleti

Mediat italiane “ziejnë” nga thashethemet për Chiara

Prej kohësh mediat italiane po shkruajnë për një krizë martesore mes blogeres së njohur Chiara Ferragni dhe Fedez. Disa media rozë në shtetin fqinj kanë përmendur emrin e Tomaso Trussardi, 40 vjeç, nga Bergamo, president i shtëpisë së modës me të njëjtin emër dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker, si shkaktarin e mundshëm të prishjes së romancës mes dyshes.

Megjithatë, stafi i blogeres së njohur mohoi këto thashetheme.

“Corriere Della Sera”, e cila citon një zëdhënës të 36 vjeçares në kushte anonimati, se Chiara është takuar me 40-vjeçarin vetëm një herë gjatë një sfilate mode 5 vite më parë.

Por Tomaso Trussardi e cilëson si ofenduese qëndrimin e stafit të Chiara-s. Ai nënvizon se ka bashkëpunuar me blogeren e njohur për një kohë të gjatë dhe se e kaluara e tyre profesionale nuk mund të fshihet.

chiara ferragni tomaso trussardi

Lini një Përgjigje