TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Maj 2026, 15:02

Çifti tentonte prej 4 vitesh të kishte fëmijë dhe nuk ia dilte, arsyeja: kryenin marrëdhënie në mënyrë të gabuar

Shkruar nga Pamfleti
Çifti tentonte prej 4 vitesh të kishte fëmijë dhe nuk ia
Foto ilustruese

Një histori e pazakontë vjen nga Kina, ku një çift i ri ka zbuluar pas katër vitesh përpjekjesh për të pasur fëmijë se problemi nuk lidhej me shëndetin, por me një keqkuptim thelbësor në mënyrën e marrëdhënieve intime.

Çifti, 24 dhe 26 vjeç, të cilët kanë preferuar të mbeten anonimë, iu drejtuan mjekëve pas një periudhe të gjatë pa asnjë rezultat, pavarësisht një jete bashkëshortore të rregullt dhe përpjekjeve të vazhdueshme.

Gjatë vizitës mjekësore, situata mori një kthesë të papritur: gruaja rezultoi ende e virgjër, megjithëse kishte përjetuar dhimbje dhe kishte menduar se gjithçka po zhvillohej normalisht. Rasti u bë edhe më i ndjeshëm për shkak të presionit familjar për një shtatzëni të munguar.

Sipas obstetres Liu Hongmei, analizat treguan se çifti nuk kishte pasur një praktikë korrekte të marrëdhënieve, çka shpjegonte mungesën e konceptimit për kaq shumë kohë.

Pas konsultimeve dhe udhëzimeve të specialistëve, situata u korrigjua dhe, sipas raportimeve, vetëm disa muaj më vonë çifti mori lajmin e shumëpritur: pritjen e një fëmije.

Rasti ka ngjallur diskutime të shumta për mungesën e informacionit bazë seksual dhe rolin e edukimit shëndetësor në marrëdhëniet familjare.

cift kinez seks i gabuar

Lini një Përgjigje