TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Prill 2026, 17:10

Incident i pazakontë në Alabama, 46-vjeçari kafshon qenin e policisë gjatë arrestimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Incident i pazakontë në Alabama, 46-vjeçari kafshon qenin e
Momenti i arrestimit

Një incident i pabesueshëm ka ndodhur në Alabama, kur një burrë 46-vjeçar bëri të paimagjinueshmen dhe kafshoi një qen policie gjatë arrestimit të tij.

Më konkretisht, sipas informacionit nga Departamenti i Policisë së Florence në Alabama, Task Forca e Drogës së Qarkut Lauderdale po ekzekutonte një urdhër kontrolli në bllokun 200 të Rrugës N. Locust, ndërsa në të njëjtën kohë shoqërohej nga ekipi SWAT Florence-Lauderdale dhe një qen policie K-9.

Gjatë ekzekutimit të urdhrit të kërkimit, 46-vjeçari David Culliver nga Sheffield, Alabama, ndërhyri në punën e oficerëve pa pasur asnjë lidhje me incidentin. Ai u bë agresiv, u bërtiti oficerëve dhe doli në mes të rrugës, duke e vënë veten në rrezik. Një oficer e paralajmëroi disa herë të largohej nga rruga në mënyrë që të mos goditej nga ndonjë automjet.

Megjithatë, Culliver nuk iu bind dhe doli përsëri në rrugë, duke prishur trafikun. Oficerët më pas e informuan 46-vjeçarin se ishte nën arrest. Ndërsa oficerët u përpoqën ta prangosnin, Culliver rezistoi duke i shtyrë oficerët , të cilët po përpiqeshin ta arrestonin.

Megjithatë, pak më vonë, ndodhi e paimagjinueshmja. Gjatë arrestimit, Culiver kapi njërën nga këmbët e qenit të policisë , i cili po e kafshonte në këmbë, dhe... e kafshoi . Oficerët menjëherë e goditën Culiver për ta detyruar të linte mikun e tyre me katër këmbë. 46-vjeçari përfundoi në tokë, ku oficerët i vunë edhe prangat.

qen shba arrest

Lini një Përgjigje