
Fustani i kuq i Bora Zemanit tërhoqi vëmendjen natën e parë të “Dancing With The Stars”, ndërsa moderonte krah Eno Popit.
Fustani i shkurtër me mëngë të gjata me detajin e ‘bishtit’ që i vinte anash është i markës së famshme franceze Alexandre Vauthier dhe ka kushtuar 2.314 dollarë.
Kjo veshje magjepsëse nuk kishte si të mos kombinohej me sandalet ngjyrë argjendi të markës Aquazzura të cilat kushtojnë 1079 dollarë.
Moderatorja zgjodhi që vëthët e gjatë t’i kombinonte me sandalet, të cilat kishin të njëjtën ngjyrë.
Pavarësisht makijazhit super të rënduar, Bora ishte shumë mirë me veshjen.
Ju si mendoni, ia vlente një shpenzim i tillë për atë lloj veshje?
Mbrëmjen e së premtes nisi spektakli më popullor i kërcimit në botë, “Dancing With The Stars”, një patentë e BBC Production dhe ekskluzivitet i Top Channel në Shqipëri.
Lini një Përgjigje