
Edhe pse martesa e tyre nuk funksionoi, mes Norës dhe Robertit mbeti një marrëdhënie shumë e mirë komunikimi. Madje, çifti i famshëm kanë kaluar edhe pushimet bashkë, për të kënaqur vazjën e tyre, Rene.
Robert Berisha ka ftuar në emisionin e tij ish-bashkëshorten dhe promoja ka zbuluar se mes çiftit nuk mungojnë ngacmimet.
Nora shihet teksa hyn në studio nën tingujt e hitit të saj “Natën”, pikërisht në momentin e vargut kuptimplotë: “A po të mungoj, oh natën natën”, detaj ky që nuk u ka shpëtuar ndjekësve.
Por, momenti që ka “ngrirë” buzëqeshjen e Norës dhe ka ndezur rrjetin, është veprimi i papritur i Robertit. Ai i ka zgjatur asaj një kuti me unazë dhe i është drejtuar me pyetjen: “A je e lirë me 4 shtator se jam tu u martu?”.
Ndonëse nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për ndonjë skeç humori, lojë apo një provokim të qëllimshëm, ky fragment ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në aludime për një ribashkim të mundshëm apo për kuptimin e fshehur pas datës 4 shtator.
Për të mësuar përgjigjen e Norës dhe të vërtetën e unazës, publikut do t’i duhet të presë transmetimin e plotë të dielën.
Lini një Përgjigje