TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Nëntor 2025, 15:52

Largimi nga jeta i Shpat Kasapit, Albi Kurti telegram ngushëllimi familjes

Shkruar nga Pamfleti

Largimi nga jeta i Shpat Kasapit, Albi Kurti telegram ngushëllimi familjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi përmes një telegrami ngushëllimi. Kurti shkroi se brezat e pasluftës janë rritur me figurën e Shpatit dhe këngët e tij emblematike:  

Telegrami i plotë:

E nderuar familja Kasapi

Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte.

Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm.

Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje.

Me respekt të thellë, Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

albin kurti shpat kasapi

Lini një Përgjigje