TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Nëntor 2025, 14:36

Dolce në ‘Grande Fratello’, Ledion Liço reagon pasi i morën idenë

Shkruar nga Pamfleti

Dolce në ‘Grande Fratello’, Ledion Liço reagon pasi i

Banorja e Big Brother Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e ‘Grande Fratello’ në Itali dhe për këtë u njoftuan edhe banorët e shtëpisë përtej detit.

Por, nëse ju kujtohet, kjo ka qenë një ide e hedhur nga produksioni i Big Brother Vip Albania, edicionin e kaluar edhe pse, për motive që nuk dihen, nuk u realizua.

Gjithsesi, kjo lëvizje e produksionit në Kosovë duket se ‘ka trazuar ujërat’ në Tiranë, duke sjellë një reagim të nënkuptuar nga moderatori Ledion Liço.

Ledioni ka publikuar një thënie të Steve Jobs në “Instastory” që duket si një thumb i drejtpërdrejtë për situatën:

“Idetë janë të lehta. Pjesa e vështirë është të zgjohesh çdo ditë dhe t’i kthesh ato në realitet.”

Ky postim është interpretuar gjerësisht si një koment mbi faktin se, ndërsa ideja mund të kenë qenë e BBVA, ishte BBVK ajo që arriti ta “kthejë në realitet”, duke theksuar diferencën mes të thënit dhe të bërit.

Dolce në ‘Grande Fratello’, Ledion Liço reagon pasi i

ledion lico olsa muhameti grande fratello

Lini një Përgjigje