TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Prill 2025, 12:45

I moshuari ‘nuk i ndahet’ Majës në dasmë, video bëhet virale

Shkruar nga Pamfleti

I moshuari ‘nuk i ndahet’ Majës në dasmë, video

Këngëtarja Maja duket se ka kaluar një moment të sikletshëm gjatë një dasme, ku një nga të ftuarit  iu afrua për të kërcyer.

Gjatë një pjese të kërcimit, ai nuk ndaloi ‘performancën’ dhe vazhdoi të qëndronte afër saj, duke e shtyrë këngëtaren të përpiqej ta menaxhonte situatën.

I dukshëm ishte shqetësimi në fytyrën e Majës, e cila, pavarësisht sikletit, e kaloi momentin me sportivitet.

Ajo u mundua të ruante distancën, duke tentuar të largonte sa herë që ai e prekte fizikisht, duke i kapur krahun dhe duke e drejtuar në mënyrë miqësore.

Ky moment krijoi një atmosferë disi të tensionuar për një çast, por Maja vazhdoi të këndonte dhe të kërcente, duke u përpjekur të mos e lëkundte atmosferën festive të dasmës.

Video u shpërnda në internet dhe në kohë rekord u kthye në ‘burim’ memesh.

maja dasma siklet

Lini një Përgjigje