TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Tetor 2024, 14:22

I jep gaz makinës pas intervistës, aksident live në D-Night (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I jep gaz makinës pas intervistës, aksident live në D-Night

Në emisionin D-Night ndodhi një aksident gjatë transmetimit live. Teksa Kledisi, gazetari në terren i emisionit bënte ‘vox-pop’ në rrugë, u përshëndet nga djemtë nga Hasi, të cilët u larguan me shumë shpejtësi me makinë dhe u aksidentuan me një tjetër automjet që po kalonte atypari.

Vetë gazetari nuk kuptoi asgjë, ndërkohë që në studio Dajana dhe Genardi u trembën shumë:

“Kur them që këtu digjen gomat zemra ime, nuk më beson njeri.”, thotë Kledisi, i cili mendon se ishte thjesht gazi i makinës që dha atë zhurmë.

“Ndodhi një aksident live Leone, ti nuk e pe. Kemi një aksident live, sepse i dha shumë gaz makinës. Çfarë do të thotë ‘syri’, që s’e beson njeri… Dhe uroj që djemtë nga Hasi të jenë mirë, po ashtu edhe të tjerët.”, përfundoi moderatorja./ Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA NEWS (@rtvoranews)

d night aksident live

Lini një Përgjigje