TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Korrik 2024, 11:05

Humbi jetën në rrethana të mistershme, zbardhet shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në rrethana të mistershme, zbardhet shkaku i vdekjes

Shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor më në fund është konfirmuar si “shkaqe natyrore”.

O’Connor, e njohur më së miri për versionin e saj fantastik të ‘Nothing Compares 2 U’, vdiq nga një ndërthurje e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe astmës, raportoi ‘Irish Independent’ . Këngëtarja po luftonte edhe me një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes në momentin e vdekjes.

Deadline raportoi më parë se O’Connor vdiq për shkaqe natyrore. Megjithatë, nuk u dhanë më tepër detaje dhe akush nuk u mor aq shumë me këtë gjë.

Policia Metropolitane e Londrës tha më parë se vdekja nuk po trajtohej si “e dyshimtë”.

Ka kaluar një vit që kur këngëtarja irlandeze vdiq pasi u gjet e “pa jetë” në apartamentin e saj në Londër.

Këgëtarja ishte konvertuar në fenë myslimane dhe më herët pati deklaruar: “Gjithmonë i kam udhëzuar fëmijët e mi që kur ishin shumë të vegjël: “Nëse nëna juaj vdes nesër para se të telefononi 911, telefononi llogaritarin tim dhe sigurohuni që kompanitë e regjistrimit të mos fillojnë të publikojnë të dhënat e mia dhe të mos ju tregojnë se ku janë paratë. ,'"

sinead o\'connor shkaku i vdekjes

Lini një Përgjigje