TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Maj 2025, 11:18

Horoskopi i ndarjes: Si reagojnë shenjat kur zemra thyhet?

Shkruar nga Pamfleti

Horoskopi i ndarjes: Si reagojnë shenjat kur zemra thyhet?

Ndarjet nuk janë të lehta për askënd, por mënyra si i përballojmë ndryshon shumë nga njëri-tjetri – dhe horoskopi ka diçka për të thënë për këtë!

Dashi bën “block” menjëherë dhe poston foto që duken sikur thonë: “Jam më mirë pa ty.”

Demi qan fshehurazi dhe nuk e pranon kurrë se po lëndohet – por s’e harron kollaj.

Binjakët kalojnë te mesazhi i radhës. Ndarja për ta është “vetëm një histori për t’u treguar.”

Gaforrja izolohet, dëgjon këngë të trishtueshme dhe fshin fotot… tre ditë më vonë i kthen prapë.

Luani s’e pranon kurrë që është lënduar – por zemra i copëtohet. Edhe lotët i ka me stil.

Virgjëresha analizon çdo mesazh, çdo frazë, çdo detaj: “Ku gabova? A duhej të përgjigjesha ndryshe?”

Peshorja kërkon balancë edhe në ndarje – madje nganjëherë rri në lidhje që nuk funksionojnë nga frika e vetmisë.

Akrepi nuk harron. As nuk fal. Mban mend gjithçka dhe ndonjëherë hakmerret me stil.

Shigjetari thotë: “Çdo gjë ndodh për një arsye”, bën valixhet dhe niset për udhëtimin e radhës.

Bricjapi nuk e lejon veten të dorëzohet – e hedh veten në punë dhe ndërton suksesin pas dhimbjes.

Ujori duket sikur nuk i intereson fare… por natën rishikon mesazhet dhe pyet veten: “A do ishim ndryshe po të…”

Peshqit thyejnë zemrën e vet para se t’jua thyejë dikush tjetër. Janë romantikë deri në fund, por edhe shumë të ndjeshëm.

Lini një Përgjigje