TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Shkurt 2026, 14:16

Grabitësit bastisin shtëpinë e Leonora Jakupit

Shkruar nga Pamfleti
Grabitësit bastisin shtëpinë e Leonora Jakupit
Leonora Jakupi

Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur këngëtares dhe njëkohësisht opinionistes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Leonora Jakupit. Edhe pse ajo vijon të shfaqet rregullisht në panelin e spektaklit, raportohet se jashtë vëmendjes publike ka përjetuar një incident serioz.

Mësohet se banesa e këngëtares ka qenë objekt i një bastisjeje nga grabitësit, disa javë më parë. Ngjarja ka shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim, por Leonora ka zgjedhur të mos e bëjë publike situatën dhe të vazhdojë angazhimet e saj profesionale pa e reflektuar atë në ekran.

Pavarësisht asaj që ka ndodhur, Jakupi ka ruajtur qetësinë dhe ka vijuar aktivitetin e saj televiziv, duke treguar përkushtim dhe profesionalizëm ndaj publikut.

Sipas burimeve pranë saj, ajo ka preferuar që çështja të trajtohet në mënyrë diskrete, ndërkohë që autoritetet përkatëse janë angazhuar për zbardhjen e plotë të rastit.

Aktualisht, ngjarja ndodhet në fazë hetimi, ndërsa policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe sqarimin e rrethanave. Deri tani nuk janë dhënë informacione shtesë zyrtare.

leonora jakupi grabitesit shtepi

Lini një Përgjigje