TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Shkurt 2026, 13:42

Përmend Albin Kurtin në këngë, Fero ironizon ‘delirin’ e Mozzik

Shkruar nga Pamfleti
Përmend Albin Kurtin në këngë, Fero ironizon
Përmend Albin Kurtin në këngë, Fero ironizon ‘delirin’ e Mozzik

EP-ja e publikuar së fundmi nga Mozzik më 5 shkurt ka hapur diskutime të shumta në skenën e hip-hopit shqiptar. Projekti përmban pesë këngë, ndërsa njëra prej tyre, e titulluar “Diss”, ka tërhequr vëmendje për shkak të referencave të drejtpërdrejta ndaj figurave publike.

Në këtë këngë, Mozzik përmend edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar një situate të njohur nga viti i kaluar. Këto vargje nuk kanë kaluar pa reagim.

Ish-reperi Fero ka reaguar publikisht përmes një InstaStory, ku me tone ironike ka komentuar përmendjen e kryeministrit në tekstin e këngës së Mozzikut. “Paramendo Albin Kurti duke u munduar t’i bëjë kurthe Mozzikut”, ka shkruar Fero, duke lënë të nënkuptohet se e konsideron këtë referencë të ekzagjeruar dhe absurde.

Reagimi i tij ka nxitur komente të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer vëmendjen te përplasjet e vazhdueshme mes dy artistëve.

Duhet kujtuar se raportet mes Feros dhe Mozzikut janë të tensionuara prej kohësh. Së fundmi, Fero, në bashkëpunim me reperin S4MM, ka publikuar një këngë ku i drejtohet drejtpërdrejt Mozzikut me vargje kritike, duke vazhduar “diss”-et mes tyre në muzikë.

Ndërkohë, pavarësisht reagimeve dhe polemikave, EP-ja e Mozzikut është pritur pozitivisht nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar projektin si të guximshëm dhe autentik në skenën hip-hop.

albin kurti fero mozzik

Lini një Përgjigje