TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Dhjetor 2024, 10:50

“Gjuha jote ka qenë e dhunshme”, Egla Ceno i kujton Zhaklin Lekatarit komentin në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

“Gjuha jote ka qenë e dhunshme”, Egla Ceno i kujton Zhaklin

Egla Ceno dhe Zhaklin Lekatari kanë debatuar në emisionin “Goca dhe gra”, lidhur me një koment të disa kohëve më parë. Ishte Egla ajo që duke marrë spunto nga qasja e Zhaklinës për komentet negative në rrjet, i kujtoi kësaj të fundit një mesazh në postimin e saj ku ajo interpretonte një poezi për komunitetin “LGBT”.

“Unë mbaj mend që ke komentuar dikur në një postim timin dhe gjuha jote ka qenë e dhunshme. Unë lexoja një poezi. Poezinë e shkruan një poet dhe unë e interpretoj, se këtë punë kam. Komenti yt ka ndjellë qindra komente të tjera të dhunshme. Poezia titullohet “LGBT” dhe i bënte disa pyetje vetes, se si flenë natën në krevat në lidhje me marrëdhëniet”, tha Egla.

Zaklina nga ana e saj, tha se i qëndron ende atij komenti dhe i kujtoi edhe replikën që Egla i ka bërë. “Ai debat ka përfunduar me një koment ku ti më ftoje për kafe që ta diskutonim bashkë”, tha ajo.

egla ceno zhaklin lekatari gjuhe e dhunshme

Lini një Përgjigje