TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Mars 2026, 15:41

Gimbo parashikon ndeshjen Kosovë-Turqi dhe zbulon projektet me Gjestin pas BBV

Shkruar nga Pamfleti

Gimbo parashikon ndeshjen Kosovë-Turqi dhe zbulon projektet me Gjestin pas

Ish-banori i Big Brother VIP, DJ Gimbo, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” në Prishtinë, ku foli për ndeshjen e sotme mes Kosovës në kualifikueset e Botërorit ndaj Turqisë.

Gimbo u shpreh optimist për rezultatin dhe parashikoi një fitore 2-1 për Kosovën. “E kisha këtë ndjesi që kur u zgjova”, tha ai, duke shtuar energji dhe besim te skuadra e drejtuar nga trajneri i saj.

Por intervista nuk u fokusua vetëm te futbolli. Gimbo zbuloi edhe planet e tij profesionale me mikun dhe fituesin e BBV të kaluar, Gjesti:

“Kemi shumë projekte me Gjestin, kur t’i publikojmë“, theksoi ai, duke lënë të kuptohet se fansat mund të presin surpriza së shpejti.

Ai gjithashtu foli për eksperiencën brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri dhe sfidat e përshtatjes pas daljes: “Mendova se ambientimi do të ishte i lehtë, por nuk rezultoi ashtu”, tha Gimbo, duke reflektuar mbi jetën jashtë kamerave.

 

gimbo kosove turqi

Lini një Përgjigje