TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Maj 2025, 10:23

Fushatë kundër obezitetit në Turqi, inspektorët ndalojnë qytetarët në rrugë për t’i peshuar

Shkruar nga Pamfleti

Fushatë kundër obezitetit në Turqi, inspektorët

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.

Qeveria e Rexhep Taip Erdogan ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Turqi, me inspektorë që ndalojnë qytetarët në rrugë për t'i peshuar.

Kjo shihet në fotot e postuara në Instagram nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë. Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi po ndalojnë qytetarët në sheshe, qendra tregtare, stacione autobusësh dhe parqe për të matur indeksin e masës trupore (BMI).

Siç njoftoi javën e kaluar Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Kemal Memisoglu, masa është ndërmarrë pasi "50% e turqve janë mbipeshë".

"Të jesh mbipeshë do të thotë që dikush është i sëmurë dhe do të sëmuret në të ardhmen. Fëmijët e vegjël që janë obezë janë në gjendje të përballojnë tani sepse janë të vegjël, por ndërsa rriten, pesha e tyre e tepërt do të çojë në probleme ortopedike dhe të zemrës", tha ministri turk, i cili u gjet në grupin e njerëzve me peshë mbi mesataren në një matje të kryer në Ankara.

Fushatë kundër obezitetit në Turqi, inspektorët Fushatë kundër obezitetit në Turqi, inspektorët Fushatë kundër obezitetit në Turqi, inspektorët Fushatë kundër obezitetit në Turqi, inspektorët Fushatë kundër obezitetit në Turqi, inspektorët

turqi obeziteti

Lini një Përgjigje