TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Qershor 2025, 09:41

Flor Mumajesi shfaqet në ditëlindjen e Klajd Harunit, publikon videon me vajzën e këngëtarit

Shkruar nga Pamfleti

Flor Mumajesi shfaqet në ditëlindjen e Klajd Harunit, publikon videon

Këngëtari Flor Mumajesi është shfaqur në një nga momentet më të veçanta për mikun e tij të ngushtë, Klajdi Haruni, ditëlindjen e këtij të fundit.

Në një video të publikuar nga festa, dy artistët duken të relaksuar dhe të qeshur, ndërsa pranë tyre është edhe vajza e vogël e Klajdit.

E ulur në prehrin e të atit, vogëlushja duket e përfshirë në një bisedë të ngrohtë me Klajdin dhe Florin, duke shtuar një dozë emocioni dhe ëmbëlsie në atmosferën festive.

Momente të tilla tregojnë jo vetëm lidhjen mes artistëve, por edhe anën e tyre njerëzore, larg skenës dhe reflektorëve.

Lini një Përgjigje