
Beatrix Ramosaj ka “ndezur” rrjetin me një postim mjaft provokues në InstaStory, ku është shfaqur thuajse e zhveshur duke marrë rreze dielli, ndërkohë që është mbështetur në parakrahun e një mashkulli, dora e të cilit ka një tatuazh me mbishkrimin ‘Baby’.
Mesa duket Trixa ka gjetur njeriun e zemrës, pas shumë kohësh single dhe tani po shijon jetën në çift.
Herën e fundit që e pamë Trixën të dashuruar ishte në Big Brother, ku u investua shumë që të kishte diçka konkrete me Donald Veshajn. Por, historia nuk funksionoi dhe Trixa, e plagosur por me dinjitet, u largua pa dhënë ‘ushqim’ për mediat dhe askënd në lidhje me atë që ndjente apo mendonte. Ndaj, më në fund pak lumturi për Beatrix Ramosajn, e cila karakterizohet nga ëmbëlsia e saj.

Lini një Përgjigje