TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Shtator 2025, 14:54

“Fillimisht nisi të belbëzonte”, bashkëshortja e Bruce Willis tregon si nisi sëmundja e aktorit

Shkruar nga Pamfleti

“Fillimisht nisi të belbëzonte”, bashkëshortja e

Bashkëshortja e Bruce Willis, ka rrëfyer mbi momentet e para kur aktori hollivudian dha shenjat e para të demencës.

E martuar me të në vitin 2009 ajo shprehet se gjithçka nisi me belbëzime, por askush nuk mendoi se ai po prekej nga sëmundja.

E ftuar në podcastin “Next Question” të Katie Couric, 47-vjeçarja shprehet se kurrë nuk do ta kishte menduar se ishte një simptomë e demencës së hershme .

“Bruce kishte vuajtur nga belbëzimi në fëmijëri, dhe papritmas ai u rikthye", kujtoi ajo.

Nisur nga eksperienca e dhimbshme ajo apelon për të gjithë që të mos neglizhojnë shenjat.

"Nëse në moshën 40, 50 apo 60 vjeç sheh që një person ndryshon papritur – në gjuhë, në sjellje apo në personalitet – kujto se kjo është një shenjë që diçka nuk po shkon siç duhet në tru dhe duhet hetuar... fjalët nuk i vinin më natyrshëm.

Ai ishte i hutuar, dhe edhe unë ndihesha e çoroditur. E dija se diçka nuk shkonte, por s’e dija ta përkufizoja. Ti e njeh personin që do më mirë se kushdo tjetër: ndaj duhet të shkosh te mjekët, të kërkosh përgjigje.", shprehet ajo.

Bruce Willis, 70 vjeç, vuan jo vetëm nga demenca frontotemporale, por edhe nga afazia progresive primare – një çrregullim neurologjik i rrallë që prek kryesisht gjuhën dhe dobëson aftësinë për të komunikuar.

Për shkak të probleme të shumta ylli hollivudian u vendos në një shtëpi të moshuarish nën kujdesin e mjekëve dhe specialistëve.

 

bruce willis semundja

Lini një Përgjigje