TAGS-AT E JAVËS

Showbiz29 Shtator 2025, 11:33

Egli ‘lë një dritare hapur’ për të qenë në të njëjtin panel me Xhenetën

Shkruar nga Pamfleti

Egli ‘lë një dritare hapur’ për të qenë

Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë tashmë pjesë e të njëjtit ekran, edhe pse në emisione të ndryshme. Megjithatë, e ftuar në ‘E Diell’, Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, ku praktikisht do ishte pjesë e të njëjtit panel ku është edhe Xheneta. Një skenë e tillë do të ngjallte sigurisht interes maksimal tek publiku, duke qenë se të dyja vajzat janë shpesh të përfolura për marrëdhëniet e tyre me Gjestin, njëra për eksperiencën e saj në “Big Brother Kosova”, e tjetra për atë në “Big Brother Albania”.

E pyetur për këtë mundësi, Egli zgjodhi të mos japë një përgjigje të prerë, duke theksuar:

“Këtu duhet ta rimendoj”

Kjo deklaratë la të hapur mundësinë, por edhe tregoi rezervën e saj për të hyrë në një përballje të tillë.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien që kanë me njëra-tjetrën, publiku vijon t’i shohë Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale.

egli tako panel xheneta fetahu

Lini një Përgjigje