TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 9 Prill 2026, 13:22

Feston 33-vjetorin e lindjes, Xhensila Myrtezaj: Festoj veten që u ngrit, që nuk u dorëzua

Shkruar nga Pamfleti
Feston 33-vjetorin e lindjes, Xhensila Myrtezaj: Festoj veten që u ngrit,
Feston 33-vjetorin e lindjes, Xhensila Myrtezaj: Festoj veten që u ngrit, që nuk u dorëzua

 

Për shumëkënd, mesazhi u interpretua si një ‘kunjë’ për Bes Kallakun, babain e Ajkës. Por, duket se këngëtarja më shumë e ka për fjalët që dolën për lidhjen e saj me Ledri Vulën. Edhe pse, nuk ishin gënjeshtra dhe ‘baltë’ por rezultat i asaj që u pa jo vetëm nëpër skenat ku dyshja performoi.

Artistja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj feston sot 33-vjetorin e lindjes. Në një postim në Instagram, ajo ndau një moment të veçantë pranë fëmijëve të saj, teksa fikte qirinjtë e tortës.

Krahas imazheve, këngëtarja përcolli edhe një mesazh të fortë, që u interpretua si një reagim indirekt ndaj deklaratave të ish-bashkëshortit të saj, Bes Kallaku.

Ajo u shpreh se ky vit ka qenë një periudhë reflektimi dhe force, duke theksuar se një grua nuk thyhet nga vështirësitë apo sulmet, por bëhet më e fortë përmes tyre.

“33 për mua është më shumë se një numër… është simbol i ringjalljes, i forcës për të filluar përsëri, i dritës pas errësirës.

Mësove këtë vit që gruaja nuk thyhet nga balta që i hedhin, ajo bëhet më e fortë prej saj.

Sot po i fryj qirinjtë jo si dikush që feston një vit më shumë…
por si dikush që mbijetoi një jetë të tërë brenda një viti. Sot nuk festoj vetëm ditëlindjen… festoj veten që u ngrit, që nuk u dorëzua dhe që vazhdon të zgjedhë jetën.

Dhe prapë jam këtu. Për veten. Për Ajkën. Për Amen.”, shkruan ajo.

Për shumëkënd, mesazhi u interpretua si një ‘kunjë’ për Bes Kallakun, babain e Ajkës. Por, duket se këngëtarja më shumë e ka për fjalët që dolën për lidhjen e saj me Ledri Vulën. Edhe pse, nuk ishin gënjeshtra dhe ‘baltë’ por rezultat i asaj që u pa jo vetëm nëpër skenat ku dyshja performoi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

xhensila myrtezaj ditelindja

Lini një Përgjigje