
Fatma Haxhialiu është bërë nënë për herë të dytë. Çifti, por edhe Kian, djali i parë i tyre, janë gëzuar me një djalë të dytë. Vetë moderatorja ka bërë një status pak minuta më parë, ku në një video ka treguar pjesë nga proçesi i lindjes, natyral, dhe e përlotur ka treguar për publikun ndjesitë e atij momenti sa të veçantë edhe të vështirë.
“4.2.2025 Zoti na bekoi me nje tjeter mrekulli.
Nuk kam fjale per emocionet e ketij momenti qe nuk pershkruhet, vetem perjetohet dhe lotohet.
Faleminderit per perkushtimin super dokut tim Enriketa Kroi, qe eshte jo vetem me e mira ne ate qe ben, por dhe nje mikeshe zemre qe e beri kete rrugetim kaq te lehte.
Faleminderit dashurise time, babit me te mire ne bote, qe kete here ishte pjese e gjithe procesit dhe e beri me te bukur, emocionues, ngasheryes perjetimin, kemi qare te dy sa per gjithe vitin hahahahaaha.
E fundit por jo me pak e rendesishmja, faleminderit vetes time, je nona, e ke mbyt.
Faleminderit Zot per gjithcka”, përfundon postimi.
Epo, urime!/ Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje