TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2024, 19:25

Çfarë shenje është Shqipëria? Jorgo Pulla: Prisni lajme shumë të mira! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë shenje është Shqipëria? Jorgo Pulla: Prisni

E dinit që Shqipëria i përket shenjës së Akrepit? Astrologu Jorgo Pulla tregon sa pikërisht për këtë arsye, Mëmëdheu ynë është shumë i fortë dhe lajme të mira presim në vijim:

Pjesë nga intervista:

Jorgo Pulla: Prilli është pozitiv në të gjitha degët, është i vetmi muaj pranveror, edhe pse bota zien nga shumë ndikime, por është shumë i mirë për marrje vendimesh. Psh. ka të bëjë me ligjet, ka të bëjë me ndërshtetëroret, do dëgjojmë lajme që nuk i kemi dëgjuar këtu e 23 vite

Anja: Pozitive apo do japin ndonjë gjë tjetër e do i fusin lekët në xhep të vet?

Jorgo Pulla: Nuk i fusin dot në xhep të vet tani, është pak problem. Nëse kanë marrë shumë, do i japin ca mbrapsht

Anja: A do i kthejnë ca ë?

Jorgo Pulla: Do i kthejnë, do i kthejnë

Anja: Po ku do i kthejnë, tek të vetët apo do i shpërndajnë nëpër gjindje, nëpër popull? Se ta ngeca kafen në fyt

Jorgo Pulla: Do e shikojmë në një moment tjetër, por që do kthehen lekë, do kthehen

Anja:  Po të hajë dhe fukaraja shkretë se gjynah, janë enjtur

Jorgo Pulla: Edhe si muaj është shumë i mirë, në përgjithësi është muaj pozitiv. Shqipëria ka kaluar dete, oqeane, nuk mbytet kollaj, në daç nga tërmetet, nga gjërat, mund të tronditet, por i kalon

Anja: Çfarë shenje është Shqipëria?

Jorgo Pulla: Shiko mund të merret tek Akrepët dhe Shigjetari, por shumë planete ndodhen tek Akrepi

Anja: Po prandaj është Shqipëria e fortë pra, se ça s’i kanë bërë e po në këmbë është

Jorgo Pulla: Nuk tunden malet nga dëbora

Anja: Normal është Akrep, na bëni çfarë të doni, prapë në këmbë do biem

Jorgo Pulla: Do shikoni gjëra shumë pozitive, do përfitojnë qytetarët e thjeshtë/7:54 deri 10: 10

Lini një Përgjigje