
Egla Ceno skualifikohet nga Big Brother VIP 3.
Në faqen zyrtare të Instagramit të Big Brother Vip 3, krahas fotos së aktores shkruhet “Egla Ceno përjashtohet nga shtëpia!”
Nga informacionet jo zyrtare, thuhet se shkak është bërë sherri me Meritonin, kur aktorja i ka hedhur verë në sy dhe moderatori ka qenë keq si pasojë e këtij veprimi.
Fjalët që u thanë paskan qenë të vërteta, sepse në shtëpinë e famshme mbërriti Zarfi i Zi, i cili u lexua nga Juli, në të cilin shkruhej:
“Banorë, pavarësisht tërheqjes së vazhdueshme të vëmendjes për sjelljet tuaja të dhunshme brenda shtëpisë, , mbrëmë sërish kemi shkuar në veprime të tilla. Si pasojë e rovokimeve të vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës karshi Eglës, kjo e fundit ka bërë një veprim të përsëritur që nuk mund të tolerohet. Për shkak të kësaj, Big Brother ka vendosur të skualifikojë Eglën nga loja. Televotimi aktual anulohet dhe Vëllai i Madh dhe ju njofton se do të marr po ashtu një vendim për Meritonin dhe Ilnisën në show-n e së martës”.
Me të mbaruar leximi i zarfit, Egla tha:
“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë. Gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje