
Për të gjitha herët që njerëzit janë panikosur në lidhje me lëvizjen e planetëve siç janë përshembull ‘Mërkuri në retrogradë’, apo ‘eklipsi i Hënës’, etj, astrologu Jorgo Pulla rrëfen se është një mënyrë për t’i bërë ndryshe gjërat dhe nuk ka të bëjë fare me tersin:
Jorgo Pulla: Kur kemi ndikime planetare, duhet të kuptojmë (sepse mund të kemi shumë ndryshime si: hëna e plotë, kemi hënën e re, eklipse, ose mërkuri në retrogradë, bëhet nami, probleme), asgjë nuk ndodh dhe këtë e them me bindje të plotë
Anja: Po pra, se u hap panik para ca kohe: është mërkuri në retrogradë, nuk do jenë mirë shenjat
Jorgo Pulla: Asgjë nuk ndodh dhe këtë ta them me 1 milion përqind. Ne duhet të kuptojmë: kur kemi raste të tilla: psh, kur kemi eklipse hënor, ose diellor, duhet të marrësh një tortë sepse pastron të shkuarën. Ose Mërkuri në retrogradë të rikujton që ke lënë disa probleme pas. Kthehu, përfundoji, që të ecësh përpara. Është si puna e një termometri që, nuk ndihesh mirë, e sheh nga termometri që ke temperaturë dhe do shkosh tek mjeku. Pra, të dikton. Ja pra çfarë bëjnë planetet dhe këta që flasin e kanë pak të ekzagjeruar
(min 2:45 deri 4:14)
Lini një Përgjigje