TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2024, 15:20

Jorgo Pulla në “PPP”: Muaji Prill sjell lajme shumë të mira, sidomos në karrierë

Shkruar nga Pamfleti

Jorgo Pulla në “PPP”: Muaji Prill sjell lajme shumë

I ftuar këtë të diel të fundit të marsit ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri parashikimin e shenjave të Horoskopit për muajin që prill. Sipas astrologut, muaji që pritet të vijë do sjellë lajme të mira dhe në përgjithësi do mbarttë me vete pozitivitet

Anja: Si do jetë ky prill i 2024-s?

Jorgo Pulla: Ky muaj është mjaft pozitiv, për shumë arsye: sepse ka të bëjë me karrierën, ka të bëjë me nisma të reja, një pranverë që ka nisur me ndryshim të madh dhe pikërisht për këtë është muaj shumë pozitiv. Nëse i kapim mundësitë që na jepen, për shembull 10-ditëshi i parë është mjaft pozitiv sepse do ketë mundësi për karrierë për shumë shenja të Horoskopit.

Anja: Cilat shenja janë më të predispozuara të kenë mbarësi në karrierë?

Jorgo Pulla: Në përgjithësi janë të gjitha shenjat, por më shumë fat do kenë shenjat impulsive, siç është Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi. Në anën tjetër kemi shenjat fikse që merren me përditshmërinë dhe mundësitë ekonomike, siç janë: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujorët. Akrepët e dhjetëditëshit të parë dhe të tretë sidomos do kenë shumë shanse pozitive. Gjithsesi, të gjitha shenjat kanë fatin e tyre.

(min.1:8 deri 2:29)

jorgo pulla muaji prill anjeza husha podcast ppp

Lini një Përgjigje