TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2024, 16:48

“Jemi pluhur planetesh”, Jorgo Pulla: Dikur edhe dasmat e fëmijët bëheshin në bazë të Hënës! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi pluhur planetesh”, Jorgo Pulla: Dikur edhe dasmat e

Astrologjia si mënyrë ndihmese e njeriut dhe jo si fall, ishte një ndër temat e diskutuara nga Jorgo Pulla në podcastin “PPP”:

Pjesë nga intervista:

Jorgo Pulla: Duhet të kuptojmë në fushën e Astrologjisë se çfarë ndodh dhe çfarë duhet të bëjmë. Astrologjia na ndihmon kaq shumë, sa po ta kuptojnë njerëzit astrologjinë, është një ndihmesë shumë e madhe. Kjo ka ekzistuar ndër shekuj, nuk është se e shpikëm ne, por që kur është krijuar njerëzimi dhe Hëna është pikënisja e gjithçkaje, sepse është i vetmi satelit, pavarësisht që ne i themi planet, por është satelit që na orienton. Hëna do dy ditë të kalojë nga shenja në shenjë dhe kur ka këtë ndikim, jep mundësi dhe kjo quhet "koha e artë". Më përpara njerëzit bënin martesa, fejesa, me Hënë

Anja: Kur Hëna ishte në shenjën tënde

Jorgo Pulla: Po. Martesat, ose fëmijët niseshin me Hënë

Anja: Jorgo, po prandaj paska dalë ajo shprehja "Ai është me hënë"?

Jorgo Pulla: Fiks. Hëna ndikon drejt përdrejt, kur është e re, apo e plotë, sepse trupi ynë është ujë. Na jepet një mundësi kur kemi Hënën e re, ndaj duhet të marrim një letër, një laps e të shkruajmë çfarë do të bëjmë. Kur kemi Hënën e plotë duhet të shohim çfarë nuk kemi realizuar për ato plane që kemi, sepse ne jemi pluhur planetesh./ Min. 5:01 deri 6:58

Lini një Përgjigje