
Dafina Zeqiri shquhet për destabilitet në marrëdhëniet shoqërore. Sa të lehtë e ka bashkëpunimin me artistët, aq edhe prishjen e miqësisë me ta.
Këtë verë Dafi zhgënjeu me riprodhimin e këngës “Made in Romania”, rrymën e së cilës e kishte kritikuar më herët kur e këndonin kolegët e saj. Fati e deshi që ta këndonte edhe vetë.
Këtë vit radhën për të prishur marrëdhëniet me Dafinën e kishte Kida.
Nga një kërkim në “Instagram”, është vënë re se dy këngëtaret që kanë bashkëpunuar në dy duete, tashmë nuk ndiqen më në këtë rrjet social.
Konkretisht, Dafina Zeqiri nuk është më në listën e ndjekësve të Kidës dhe e anasjellta.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes dy vajzave, por ajo që dihet është se bashkëpunimet e tyre dëgjohen edhe sot.
Lini një Përgjigje