
Fituesja e edicionit të tretë të "Big Brother Albania VIP", Egla Ceno ka marrë një dhuratë. Nga një person anonim, ajo ka marrë një varëse dhe e ka postuar në Instastory. Në të shkruheshin fjalë mbështetëse ndaj saj:
“Egla ti nuk je vetëm, unë jam si ti!”
Por edhe pse mund të ketë disa javë që dhurata ka shkuar për të, ka mundur ta marrë vetëm dje.
"Faleminderit për këtë varëse. Nuk e di kush je, por të falenderoj me zemër. E mora pasi dola nga BBV,"-shkruan ajo, duke mos i kursyer edhe falenderimet.

Lini një Përgjigje