TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Qershor 2024, 11:21

Manjati i medias martohet për herë të pestë, me gruan e re e prezantoi ish-bashkëshortja e tretë

Shkruar nga Pamfleti

Manjati i medias martohet për herë të pestë, me gruan e re e

Manjati i medias, Rupert Murdoch është martuar për herë të pestë në një ceremoni në pronën e tij në Kaliforni.

Murdoch, 93 vjeç, u martua me gruan e tij të re Elena Zhukova, 67 vjeçe, një biologe ruse në pension. Ai u përfol se do të takohej me Zhukova menjëherë pasi fejesa e tij me Ann Lesley Smith u prish papritmas, në prill të vitit 2023.

Murdoch dhe Zhukova pozuan krah jëri-tjetrit për fotot e dasmës.

‘Daily Mail’ raportoi se disa njerëz me pushtet ishin të pranishëm në ceremoni, duke përfshirë pronarin e New England Patriots, Robert Kraft dhe shefin ekzekutiv të News Corp, Robert Thompson.

Në mars 2024, New York Times raportoi se Murdoch dhe Zhukova ishin fejuar dhe planifikonin të martoheshin pasi filluan të takoheshin verën e kaluar. Dyshja u njohën përmes gruas së tretë të Murdoch, Wendi Deng.

Manjati i medias martohet për herë të pestë, me gruan e re e Manjati i medias martohet për herë të pestë, me gruan e re e

rupert murdoch martesa e peste

Lini një Përgjigje