TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Tetor 2023, 13:25

Fansat e Mozzik thërrasin emrin e reperit para ndeshjes, Karim Adeyem injoron thirrjet

Shkruar nga Pamfleti

Fansat e Mozzik thërrasin emrin e reperit para ndeshjes, Karim Adeyem

Reperja e njohur, Loredana Zefi dhe futbollisti, Karim Adeyemi, bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë. Kjo romancë u komentua shumë që ditën e parë që u bë publike dhe vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Madje fansat e reperit të njohur, Mozzik, herë pas here bëjnë reagime të ndryshme në lidhje me këtë marrëdhënie.

Teksa Adeyemi po bënte nxehjen për ndeshjen e Champions Leage, ku skuadra e tij Borussia Dortmund do të luante përballë anglezëve të Newcastle, disa tifozë shqiptarë kanë thirrur emrin e reperit, por janë injoruar nga futbollisti.

Kujtojmë që ishte vetë Mozzik që i hodhi ‘benzinë zjarrit’, teksa pas bërjes publike të lidhjes nga Loredana dhe Adeyemi postoi një foto me fanellën e Bayern Munich, rivalit të përjetshëm të Dortmundit.

Fansat e Mozzik thërrasin emrin e reperit para ndeshjes, Karim Adeyem Fansat e Mozzik thërrasin emrin e reperit para ndeshjes, Karim Adeyem

mozzik karim adeyem

Lini një Përgjigje