
‘Love Island Albania’ është drejt natës finale, e duket se produksioni ka vendosur t’i argëtojë çiftet konkurrente me lojëra nga më të ndryshmet por edhe të fitojë klikime me anë të skenave sa më të ‘nxehta’.
Loja e fundit ishte pak më e ‘veçantë’, ku secili çift duhet të demonstronte disa pozicione seksi që Xhoana i lexonte përmes një letre me figura por pa ua treguar atyre.
Ata që arritën ta bënin më mirë këtë lojë ishin Aleksadros dhe Erida. Loja e organizuar nga produksioni nuk është pritur dhe aq mirë nga publiku, kjo pasi është transmetuar në një orar ku fëmijët janë përballë televizorit dhe pa tabelën “+18”.
Një reagim publik për këtë e ka bërë edhe ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti.
Teksa ka postuar disa pamje nga loja e programit, ai shkruan:
“Kamasutra te Klani
Ne 19:00 Po shpjegojnë pa +18 pozicionet e Kamasutres”.

Lini një Përgjigje