
Pas eliminimit të Xhoanës nga vila e “Love Island Albania”, Arlindi ishte zgjedhja e Uedës për “Folenë e dashurisë” ku nisën shkëndijat mes tyre.
Ata i shprehën pëlqimin njëri-tjetrit dhe ditën në vazhdim u bënë çift, gjë që “tërboi” Xhoanën jashtë shtëpisë.
Me votat e publikut, ajo u rikthye në vilë me synimin e vetëm për të kërkuar llogari, ndërsa situata është parë e tensionuar këto ditë.
Xhoana pati një ballafaqim aq shumë të kërkuar me Arlindin, i cili i tha se nuk hedh poshtë ato që ka kaluar me të, por tashmë i është përkushtuar Uedës.
Në një frekuencë të videos, dëgjohet Xhoana që i drejtohet Uedës “Po të çohem, nuk më intereson se ku jam, do të kap prej flokësh”, ndërsa Ueda e provokon duke i thënë “Çohu”. Brunia nuk është menduar dy herë dhe ka brofur në këmbë, ndërkohë që banorët e tjerë të vilës kanë parandaluar sherrin.
Mirëpo, mes dy vajzave vazhdon të shihet tension dhe s’dimë nëse bëjnë shaka pasi janë duke qeshur, apo vërtetë ka ndodhur një përplasje fizike mes tyre.
Rrjeti ka nisur nga komentet duke thënë se janë dy aktore që nuk vlejnë.
Ju si mendoni, gjykuar nga video?
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje