TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Tetor 2024, 10:31

“Eurovision”, ëndrra e parealizuar e Elvana Gjatës; këngëtarja do synojë sërish fitoren në Festivalin e RTSH

Shkruar nga Pamfleti

“Eurovision”, ëndrra e parealizuar e Elvana Gjatës;

Pas muzikës, aktrimi duket se është dashuria tjetër e Elvana Gjatës.

Por, skena e “Eurovizionit” mbetet ende një dëshirë ende e paprekur për të.

Aktualisht po ‘qarkullojnë zëra’ se Elvana Gjata do të jetë pjesë e garës të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin shqiptar. Madje ajo do të futet në këtë garë për fitore, e cila më pas do ta çojë si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion.

Rikujtojmë se Elvana me të njëjtin synim ka garuar disa vite më parë në Festivalin e Këngës, me këngën “Me tana”, e teksa të gjithë besonin se do të ishte fituesja, çmimin e rrëmbeu Arilena Ara. Kjo bëri madje që të kishte ngërç edhe në marrëdhëniet mes Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut. Kjo e fundit edhe ‘kërcënoi’ se do ‘i tregonte të gjitha’, por më pas të gjitha u harruar kur moderatorja prezantoi San Remon, ndërsa regjisorja e uroi nga larg.

Atë vit Eurovizion nuk u zhvilluar prej pandemisë, por duket se këtë vit asgjë nuk e ndal Elvanën për të luftuar sërish për rrugën drejt Eurovizionit.

elvana gjata eurovision

Lini një Përgjigje