TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Korrik 2023, 13:35

Ende e pazbardhur, policia rinis hetimet për vrasjen e Tupac Shakur pas 27 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Ende e pazbardhur, policia rinis hetimet për vrasjen e Tupac Shakur pas 27

Pas kaq shumë vitesh, Policia ka rinisur hetimet për vrasjen e pazbardhur të Tupac Shakur. Policia në Nevada ka konfirmuar se kanë dhënë një urdhër kërkimi këtë javë në lidhje me vrasjen e Shakur.

Detektivët kryen kontrollin në një shtëpi në Henderson, në periferi të Las Vegas ku Shakur u qëllua për vdekje në shtator 1996. Policia Metropolitane e Las Vegas nuk dha detaje të mëtejshme të kërkimit.

Kujtojmë se Shakur ishte 25 vjeç kur u vra. Deri më tani asnjë nuk është arrestuar dhe ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Shtëpia që u kontrollua është më pak se 20 milje (32 km) nga brezi i Las Vegasit ku Shakur u qëllua për vdekje.

“LVMPD mund të konfirmojë se një urdhër kërkimi është dorëzuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023, si pjesë e hetimit të vazhdueshëm të vrasjes së Tupac Shakur”, thuhet në një deklaratë të policisë së Las Vegas.

Nënkoloneli i policisë së Las Vegasit Jason Johansson tha:

“Është një rast që ka mbetur i pazgjidhur dhe shpresojmë se një ditë ne mund ta zgjidhim atë’

Shakur, publikoi albumin e tij debutues në 1991 dhe vazhdoi të shijonte suksesin e hiteve, duke përfshirë California Love, All Eyez on Me, Changes dhe I Ain’t Mad at Cha.

Ai vdiq më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua katër herë në makinën e tij teksa priste në semafor të kuq. Shakur, i cili shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, u përfshi në ‘Rock & Roll Hall of Fame’ në vitin 2017.

tupac shakur hetim

Lini një Përgjigje