
Artisti i njohur ndërkombëtar Elton John, në dokumentarin e tij të ri ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me përdorimin e drogës dhe historinë që e lidh atë me John Lennon.
Këngëtari 77-vjeçar zbuloi në “Elton John: Never Too Late”, i cili shfaqi premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të premten, se ai dhe anëtari i ndjerë i “The Beatles”, dikur kishin konsumuar lëndë narkotike në një dhomë hoteli, në Nju Jork në orën 2 të mëngjesit.
John pranoi se në atë moment u bë “paranojak” dhe madje në një moment kur u dëgjuan disa të trokitura në derë, ai pyeti dhe u frikësua se mos ishte policia.
“M’u deshën rreth pesë minuta për të parë se ishte Andy Warhol ,” shtoi ai.
Lennon, i cili u vra në dhjetor të vitit 1980, raportohet të ketë thënë në atë kohë:
“Kjo ishte pjesa argëtuese e kokainës”.
Elton John ka deklaruar më parë se gabimi i tij më i madh ishte përdorimi i drogës.
“Pendimi im më i madh ishte përdorimi i drogës, por duke thënë këtë, e gjithë dhimbja dhe e gjithë sjellja e keqe dhe gjithë urrejtja ndaj vetvetes që kalova ishte të arrija këtu ku jam tani”.
Elton John e kapërceu varësinë e tij dhe festoi 34-vjetorin e shërimit nga alkooli dhe droga në muajin gusht të këtij viti!
Lini një Përgjigje