TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Shtator 2024, 10:50

Alfonso Signorini në Shqipëri? Autorja e Big Brother Albania ngre dyshimet (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Alfonso Signorini në Shqipëri? Autorja e Big Brother Albania ngre

Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania 3’ pamë të futej Beatrice Luzzi, e cila mori vendin e dytë në Grande Fratello. Aktorja italiane kishte krijuar miqësi shumë të mirë me Heidi Baci, vajzën shqiptare dhe pas saj ishte i ftuar në Top Arena të sezonit që lamë pas edhe aktori tjetër italian, Massimiliano Varrese.  Ky i fundit ishte edhe arsyeja pse Heidi u largua nga Grande Fratello, pasi prindërit e saj ishin kategorikisht kundër lidhjes së tij me vajzën e tyre.

Por, Sara Hoxha, një nga pinjollet e famshme të familjes së Top Channel ka postuar në Instagram një nga autoret e Big Brother Albania, Lorina Mixha, e cila i drejtohet gazetarit dhe autorit të Grande Fratello, Alfonso Signorini, duke i thënë se ka lexuar librat e tij dhe e mirëpret në Shqipëri.

Pasi ky i fundit e ka hedhur videomesazhin në Instagramin e tij në feed, edhe Sara Hoxha i ka bërë repost Lorina Mixhës, duke nxitur kështu dyshimet se shumë shpejt një figurë e shquar për showbizzin italian, siç është Alfonso Signorini, do jetë i ftuar në Shqipëri. Mos ndoshta në Big Brothër Vip Albania, edicioni i katërt?

Kjo mbetet për t’u parë!

Nga ana tjetër, Lorina ka shtuar edhe një video ku shprehet se Beatrice Luzzi meriton të jetë opinionistja e ardhshme e Grande Fratello, parashikim që mesa duket rezultoi i vërtetë. Mediat italiane e kanë publikuar thuajse njëzëri konfirmimin e Betarices në rolin e opinionistes. /Pamfleti

 

 

alfonso signorini shqiperi lorina mixha

Lini një Përgjigje