TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Qershor 2023, 11:45

Ekspertja: Ata që shohin filma me skena krimi për çlodhje, mund të kenë probleme me shëndetin mendor

Shkruar nga Pamfleti

Ekspertja: Ata që shohin filma me skena krimi për çlodhje, mund

Një eksperte e shëndetit mendor ka paralajmëruar se ata që dëgjojnë ose shikojnë episode të shfaqjeve të vërteta të krimit për t'u çlodhur, mund të kenë problem me shëndetin mendor rreth të cilave duhet të shqetësohen.

Psikologia Dr. Thema Bryant në një intervistë me Mel Robbins në podkastin e saj zbuloi se ata që shohin gjëra të dhunshme mund ta bëjnë këtë për një arsye shumë specifike: mund të jetë sepse trauma e përcjellë nga këto filma është e njohur për ta.

Ajo tha: "Nëse ideja juaj për t'u çlodhur para se të flini është të shikoni tre episode të ‘Law and Order’, atëherë unë do t'ju inkurajoja të mendonit 'pse trauma më relakson mua'?"

Pra, nëse kjo ju ngjason me veten e jetën tuaj, atëherë mund të keni nevojë për një këshillim mjaft serioz.

Dr.Bryant vazhdoi: "Disa prej nesh rriten në situata stresi të lartë, kështu që njerëzit e ngatërrojnë paqen me të mërzitshmen. Për t'u kthyer në shtëpi te vetja, duhet të mbështetesh në shqetësimin sepse do të ndihesh i panjohur."

eksperte skene krimi probleme mendore

Lini një Përgjigje