TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Qershor 2023, 09:34

Eleni Foureira triumfon në ‘Mad Video Music Awards’, këngëtarja shqiptare fiton tre çmime për të njëjtën këngë

Shkruar nga Pamfleti

Eleni Foureira triumfon në ‘Mad Video Music Awards’,

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira arriti të triumfojë në ‘Mad Video Music Awards’ këtë vit, duke fituar tre çmime.

E para ishte çmimi “Artistja më e mirë femër”, e dyta “Video e vitit” dhe e treta “Kënga e Vitit (Viral)” për të njëjtën këngë.

Kur mori çmimin për herë të tretë, këngëtarja iu referua djalit të saj duke thënë se është “më e emocionuar tani që është nënë”, ndërsa ka bërë një zbulim edhe për shtatzëninë e saj.

Ajo tha se zbuloi se ishte shtatzënë dy ditë para se të dilte në skenë në ‘Mad Video Music Awards’ vitin e kaluar për të performuar hitin e saj “El Telephone”.

“Dy ditë para se të këndoja El Telephone për herë të parë këtu, kuptova se jam shtatzënë. Kishte shumë emocione. Ky vit ishte viti më i mirë i jetës sime”, tha ajo dhe falënderoi të pranishmit.

‘Ky çmim do t’i shkojë vogëlushit tim që ishte këtu në barkun tim, vitin e kaluar”, tha ajo e emocionuar.

eleni foureira cmime

Lini një Përgjigje