TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Dhjetor 2025, 19:54

Einxhel Shkira 'fshiu' miqtë e saj më të ngushtë nga rrjetet sociale, reagon Graciano

Shkruar nga Pamfleti

Einxhel Shkira 'fshiu' miqtë e saj më të ngushtë

Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip 4” Einxhel Shkira, ka bërë një lëvizje të papritur në rrjete sociale, e cila ka ngritur pikëpyetje të shumta nga fansat.

Së fundmi, ajo ka hequr nga lista e shoqërisë në Instagram tre miqtë shumë të afërt të saj, si Fjoralba Ponari, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani.

Ky veprim i Einxhel ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe spekulime të shumta mes ndjekësve dhe mediave rozë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar Graciano Tagani, i cili përmes një InstaStory ka publikuar një mesazh që u intepretua si një përgjigje ndaj ngjarjes.

“Mirënjohja është virtyti më i mirë i çdo personi! Kjo është motoja ime”, shkroi ai, pa dhënë emra apo sqarime.

Einxhel Shkira 'fshiu' miqtë e saj më të ngushtë

Nga ana tjetër, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca deri më tani nuk kanë reaguar, ndërsa Einxhel Shkira ka mbajtur po ashtu heshtje.

Lini një Përgjigje