TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Dhjetor 2025, 16:56

“Nuk ke shanse t’i bërtasësh një vajze”/ Debate të ashpra në BBV, Angelo dhe Seno përplasen fizikisht

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ke shanse t’i bërtasësh një vajze”/ Debate

Një përplasje e ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Dy banorët Angelo dhe Seno kanë pasur debate verbale me njëri-tjetrin, që u pasua dhe me një kontakt të vogël fizik nga ana e tyre.

Angelo i drejtohet Senos duke i thënë se “nuk ke të drejtë t’i bërtasësh asnjë vajze brenda kësaj shtëpie”.

Pjesë nga debati:

Angelo: Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.

Seno: E di unë kujt i bërtas.

Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.

Seno: S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.

Angelo: Nuk ka as edhe një shans ti t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo. Jo ti, po edhe kushdo këtu.

Seno: Rri urtë! Usht!

Angelo: S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.

Seno: Ty si strateg… S’do të lë të flesh deri në fund.

Angelo: Sapo i humbe të gjithë sot.

Lini një Përgjigje