TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Dhjetor 2025, 14:02

Çfarë ndodhi? Einxhel Shkira prish marrëdhëniet me miqtë e ngushtë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ndodhi? Einxhel Shkira prish marrëdhëniet me
Çfarë ndodhi? Einxhel Shkira prish marrëdhëniet me miqtë e ngushtë

Një nga miqësitë më të njohura të ekranit shqiptar duket se ka hyrë në një fazë ‘krize’.

Bëhet fjalë për raportin mes Einxhel Shkirës, Graciano Taganit, Fjoralba Ponarit dhe Argjira Spancës, një katërshe që u afrua dhe u bë e pandashme gjatë angazhimit të tyre në emisionin “E Diell”.

Shenjat e para të përçarjes janë vënë re në rrjetet sociale.

Einxhel Shkira ka ndërmarrë një veprim të papritur në Instagram, duke i hequr nga lista e ndjekjes Graciano Taganin, Fjoralba Ponarin dhe Argjira Spancën.

Veprimi duket të jetë i njëanshëm, pasi tre moderatorët vazhdojnë ende ta ndjekin Einxhelin në profilet e tyre personale. Ky detaj ka ngritur pikëpyetje, duke pasur parasysh marrëdhënien e afërt që ata kanë shfaqur publikisht ndër vite, si gjatë kohës në “E Diell”, ashtu edhe pas largimit të Einxhel Shkirës për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”.

Ndërkohë, një element tjetër që bie në sy është fakti se Einxhel Shkira vazhdon të ndjekë moderatorin Flori Gjini, çka sugjeron se krisja nuk lidhet me të gjithë rrethin e saj profesional, por konkretisht me pjesën tjetër të grupit.

Deri tani, asnjë nga palët e përfshira nuk ka reaguar publikisht për këtë situatë.

Çfarë ndodhi? Einxhel Shkira prish marrëdhëniet me Çfarë ndodhi? Einxhel Shkira prish marrëdhëniet me Çfarë ndodhi? Einxhel Shkira prish marrëdhëniet me Çfarë ndodhi? Einxhel Shkira prish marrëdhëniet me

einxhel shkira prishet miqesia

Lini një Përgjigje