TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Dhjetor 2025, 13:25

‘Rrufe në qiell të hapur’, debat mes vajzave të Big Brother: Je e shëmtuar në shpirt

Shkruar nga Pamfleti
‘Rrufe në qiell të hapur’, debat mes vajzave të Big
‘Rrufe në qiell të hapur’, debat mes vajzave të Big Brother: Je e shëmtuar në shpirt

Edhe pse gjithçka dukej e qetë dhe në harmoni,  Selin dhe Lorna janë përfshirë në një debat të ashpër që nuk mbeti vetëm në nivel fjalësh të zakonshme. Përplasja mes dy konkurrenteve u ashpërsua deri në momentin kur situata kaloi në ofendime të drejtpërdrejta. Gjatë debatit, Selin i drejtohet Lornës me fjalët se ajo është “e shëmtuar në zemër dhe në shpirt”, një deklaratë që shkaktoi reagim të menjëhershëm. Për Lornën, kjo shprehje u konsiderua si një ofendim i rëndë, duke e bërë përballjen edhe më të tensionuar dhe duke lënë të hapura shumë pikëpyetje për vazhdimësinë e marrëdhënies mes tyre në lojë.

Selin: Ti nuk je xheloze, ok?! (duke imituar)

Lorna: Patjetër, ndaj më imiton ti mua.

Selin: Unë të imitoj sepse duhet të dalësh para pasqyrës se sa e shëmtuar je

Selin: Jo si fizik, por në shpifet. Mendoj se disa njerëz e kanë mision që të jenë të këqij. Dhe ti je një ndër to

Lorna: Çfarë ke thënë? Kontrollo çfarë po thua

Selin: Je e shëmtuar në shpirt, në zemër. Dil para pasqyrës dhe shiko sa e shëmtuar je

Selin: Të iki unë nga ty, është kulmi

Selin: Je e shëmtuar në shpirt, ta them sërish.

lorna selin debat

Lini një Përgjigje